Operacion antikanabis në Gjegjan, asgjësohen 1000 rrënjë hashash

417
Operacioni antikanabis i policisë ka vijuar ditën e sotme edhe në zonën e Pukës. Uniformat blu, gjatë kontrolleve në zonën e Gjegjanit kanë gjetur dhe asgjësuar 1000 rrënjë kanabis sativa. Bima narkotike ishte mbjellë në Rras Kuzhnen, dhe pas prerjes është asgjësuar me anë të djegies.
Policia e Pukës po vijon aksionin në këtë zonë prej tre ditësh, ndërsa në total janë asgjësuar nga uniformat blu rreth 4000 rrënjë kanabis për këto 3 ditë.
Sigal