Hetimet për privatizimin e OSSH, opozita kërkon raportin nga Balla

541
E ndërsa Komisioni Hetimor për privatizimin e OSSH tek CEZ mbylli një ditë më parë zyrtarisht punën pas 13 muaj hetime, opozita kërkon ti vihet në dispozicion raporti përfundimtar.

Edhe pse në bojkot, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi në cilësinë e anëtares së Komisionit i është drejtuar me një shkresë kreut të komisionit Taulant Balla, ku i kërkon ti vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe provat e disponueshme nga Komisioni që plotësojnë kushtet e provës bashkë me raportin final të miratuar nga Komisioni.

Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH tek ÇEZ do të kërkojë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë procedim penal në prokurori të Shkëlzen Berishës.

Kryetari i komisionit Taulant Balla artikuloi këtë rezultat të hetimeve për konsumim të veprës penale pas refuzimit të dëshimisë para komisionit duke rrezikuar 3 vjet burg.

Kallëzim komisioni hetimor do të kërkojë edhe për Nue Nikë Kalajn. Sipas raportit të këtij komisioni privatizimi i shoqërisë OSSH është bërë në shkelje të plotë me ligjin duke favorizuar qëllimisht kompaninë fituese ÇEZ lidhur kjo edhe me përfitime personale pushtetarëve të kohës.
Sigal