Henze: Ndërkombëtarët e krahasojnë Ramën me ministrin e propagandës së kriminelit të luftës Milosoviç

289
Sigal

Këshilltari ekonomik i grupit qeverisës në Gjermani, CDU, Martin Henze sjellë në vëmendjen e opinionit publik shqiptar qëndrimet dhe ndjesitë që ka opinioni i huaj ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Përmes rrjeteve sociale, ndërsa publikon një shkrim të gazetës prestigjioze “Der Standart”, Henze bën me dije se komuniteti ndërkombëtar e krahason kryeministri e korruptuar shqiptar Rama me ministrin e propagandës së kriminelit të luftës Milosoviç, Vuçiç.

Po ashtu, eksperti gjerman duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit që shkaktoi shembja arbitrare e godinës historike të Teatrit Kombëtar, thekson se Edi Rama është përgjegjës për shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut.

“Komuniteti ndërkombëtar e krahason kryeministrin e korruptuar shqiptar Rama me ministrin e propagandës së kriminelit të luftës Milosoviç, Vuçiç. Rama, i cili është përgjegjës për shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut”, shprehet në reagimin e tij, këshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze.