Avokatja e Popullit : “ Policia theu ligjin në protestën e shembjes së teatrit”

254
Sigal

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se Policia e Shtetit ka shkelur ligjin në protësten pas shembjes të godinës së Teatrit Kombëtar. E ftuar në një studio televizive zonja Ballanca sqaroi argumentimin ligjor të këtij konstatimi.

“Secili prej nesh ka parë një ushtrim force nga ana e policisësë shtetit. Nëse ky veprim i forcës është i duhuri apo jo këtë e gjejmë duke analizuar dispozitat përkatëse të ligjit për policinë e shtetit. Ligji parashikon që në raste të posacme punonjësit e policisë së shtetit kanë të drejtë të ushtrojnë forcë, por ato duhet të jenë gjithmonë proporcionale me veprimin që ata janë duke parandaluar. Kjo masë është në gjykimin e policisë, të policit i cili duke qënë se është person i trajnuar, duke qënë se është person që ka specialitetin e duhur dhe ka trajnimin e duhur, ky person duhet ta ketë edhe sensin e masës se si duhet ta kryejë këtë veprimin e kapjes me forcë. Ajo që ne kemi parë është evidente që personat dhe veprimtaria e kryer nga Policia e Shtetit gjatë kësaj proteste, nga pamjet filmike që ne kemi parë, nuk ka qënë proporcionale me atë që duhet të ndodhë.

Nuk ka qënë proporcionale quhet gjuhë diplomatike, a e kanë thyer ligjin?

Erinda ballanca: “ Po. Sepse ligji thotë që duhet të jetë proporcionale me rrezikun. Është e qartë ngjarja apo momenti në të cilin kanë kapur dhe kanë shoqëruar në polici zotin Lela. Gazetar i njohur, person public nuk isht eduke kryer asnje veprim I cili të cënonte rendin sigurinë apo të cënonte integritetin e forcave të policisë së rendit. Dhe ajo që thuhet në ligj është që përdorimi i forcës duhet të jetë minimal, vetëm për të ulur rrezikshmërinë shoqërore. Por zoti Lela nuk kishte asnjë rrezikshmëri, nuk kreu asnjë veprim.”- theksoi Ballanca në Përballë.