Henz, kujtesë Bashës: Antiamerikan, po bashkëpunon me rusët e serbët

255
Sigal

Martin Henze, zyrtari gjerman që dikur sulmonte ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, sot është kthyer kundër kryedemokratit Lulzim Basha me një lumë akuzash.Teksa publikon disa dokumente, Henze shkruan se Basha po bashkëpunon me rusët dhe serbët duke vepruar si anti-amerikan. Ai akuzon Bashën se ka kryer transaksioneve “kriminale” të lobimit rus në SHBA,

“Një lider opozitar, si Basha, që kryen transaksione kriminale në SHBA, në prapaskenë Rusët, është partner, është partnet, serbët dhe rusët, që nuk zbatojnë kushtetutën, ligjet, shpif për anëtarët e opozitës, është anti-amerikan, anti-BE, anti-shqiptar”, ka shkruar Henze në Twitter.