Helmimi i nxënësve/ Luçiano Boçi: Fast-Food-et ngjajnë si shkollat e Ramës dhe Besës. Ndaleni

484
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar për helmimin e nxënësve të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë.

Përmes një postimi në Facebook, Boçi e ka quajtur këtë rast si “helmimi i arsimit”. Sipas tij kjo është një përsëritje e shumë rasteve të tjera, si dëshmi e helmimit të arsimit në tërësi dhe mungesës së përkujdesit për fëmijët tanë.

Është përsëritje e shumë rasteve të tjera, si dëshmi e helmimit të arsimit në tërësi dhe mungesës së perkujdesit për fëmijët tanë.

Garancia dhe siguria ushqimore sikurse ajo fizike, përtej propagandës, pranë shkollave është skandaloze”, shkruan Boçi.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

HELMIMI I ARSIMIT

Helmimi i nxënësve në Postribë nuk është i vetmi.

Është përsëritje e shumë rasteve të tjera, si dëshmi e helmimit të arsimit në tërësi dhe mungesës së perkujdesit për fëmijët tanë.

Garancia dhe siguria ushqimore sikurse ajo fizike, përtej propagandës, pranë shkollave është skandaloze.

Nxënësit për shkak të moskujdesit shtetëror, konsumojnë ushqime pa asnjë kontroll dhe përtej normave higjeniko-sanitare.

Ndërkohë shkolla ka përgjegjësi totale, sepse nxënësit janë brenda orarit mësimor.

Por Besa “e mençur” me siguri do japë ndonjë deklaratë të tipit që “ne nuk investojmë në vende të humbura e shkolla me 7 nxënës”.

Ose do heshtë siç ka bërë në shumë raste nga padija.

Sot ajo nuk e sheh që shumë shkolla ngjajnë si fast food-e me ushqime te skaduara dhe shumë fast food-e ngjajnë si shkollat e Ramës e Besës.

Helmimi i nxënësve dhe i arsimit duhet ndalur!!!

Brenda dy ditëve të fundit, rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë janë paraqitur në urgjencën e spitalit. ISHP-ja dhe policia kanë nisur hetime duke marrë fillimisht në pyetje punonjësit e fast food-it.

Përgjegjësja e DSHP-së, Dhurata Hysa është shprehur se duhen pritur konkluzionet e analizave për të dalë në një përfundim, duke hedhur hipotezën se helmimi mund të ketë ardhur edhe nga uji duke këshilluar qytetarët të mos e konsumojnë atë.