Harito: Reformat impakt në shërbimet ndaj publikut

227
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito tha të premten se, shërbimet elektronike do të shtohen gjatë këtij viti, ndërkohë që përmes agjencisë ADISA synohet që qytetarët të marrin të njëjtën cilësi shërbimi si në kompanitë private.
Në takimin e zhvilluar sot në Tiranë, për impaktin e reformave në shërbimet elektronike, ministrja Harito, theksoi se, shërbimet publike online dhe ato të përqendruara përmes agjencisë ADISA, do të jenë një nga reformat më të rëndësishme të vitit 2016.
Ministria Harito tha se, për të ngritur një rrjet të mirëfilltë të shërbimeve online, është e rëndësishme infrastruktura që i jep publikut akses në to. Shqipëria ende ka prapambetje për sa i takon rrjeteve fikse, ndaj po tentohet të shpejtohet zhvillimi i rrjeteve të lëvizshme.
Në fund të vitit të kaluar, AKEP vendosi mbulimin me internet me brez të gjerë edhe në zonat me dendësi të ulët popullsie. Me kërkesën e AKEP, tre operatorët e telefonisë së lëvizshme që ofrojnë shërbime broadband nënshkruan një marrëveshje për mbulimin e përbashkët të zonave që nuk kanë ende rrjet të lëvizshëm interneti me brez të gjerë.