“Hapni rrugët për Ballkanin”/ Rama thirrje Bullgarisë pasi pengoi hapjen e negociatave: Na lini të flasim me BE-në!

195
Sigal

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të Bledit, që po zhvillohet në Slloveni, shprehu kritika ndaj Bashkimit Europian, përsa i përket procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se BE nuk duhet të justifikohet për vonesat me faktorët e tretë.

Në fund, kreu i qeverisë shqiptare ka një thirrje për Bullgarinë e cila nuk pranoi për të vendosur një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Ballkanin Perëndimor.

“Të paktën këtu në Slloveni, ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë. Do ta përmbyll, ju lutemi mos përmendni më faktorët e tretë pasi është qesharake. Nga njëra anë na thuhet se na doni. Na thonë që jeni të rëndësishëm, na thonë që një ditë do martohemi, por deri atëherë nuk do flasim. Ne nuk po flasim të bëhemi anëtarë. Kur ne të bëhemi anëtarë, Macroni do jetë duke shkruajtur kujtimet. Po flasim vetëm për bisedimet. Unë do përfitoj dhe i kërkoj Presidentit të Bullgarisë. Ju lutemi, ju bullgarët mos jinni kaq tipik të BE-së, bëhuni ballkanas. Hapini rrugën bisedimeve të flasim me ta. Ju mund të bëheni ballkanik, hapni rrugët. E kuptuat mesazhin” – tha Rama.

Në muajin qershor, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk ranë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Problem në këtë process është bërë vetoja që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut teksa nuk u pranua as ndarja e dy vendeve nga varësia e njëra-tjetrës.