Halldupi në ‘parlamentin e ëndrrave’

294
Sigal

Nga Edi Paloka 

Halldupi ishte sot në “parlamentin e ëndrrave” ku surrogato deputetët e kanë gojën të mbyllur edhe fizikisht, ku flet vetëm ai sa të dojë e si të dojë e në fund të gjithë ngrenë dorën.

Sot, halldupi kishte zgjedhur të interpretonte në “parlamentin e tij” , fjalimin e diktatorit Hoxha në Plenumin e 11; udhëheqësi në “luftë” me “armiq” e “tradhtarë” , “bashkëpunëtorë -kolaboracionistë” që rrezikojnë jetën dhe lumturinë që me aq mundim udhëheqësi i ka siguruar popullit të tij.

“Burg për armiqtë“”, ata nuk janë popull, janë kundër popullit.

Një moment madje, duke iu përgjigjur atyre që e akuzojnë për sjellje diktatoriale, deklaroi:

“Në diktaturë dënoheshin ata që dëmtonin pushtetin, tani dënohen ata që dëmtojnë popullin”

Thua e ka harruar që edhe Sigurimi i Shtetit arrestonte “në emër të popullit”?!

Po që dhe Kristaq Rama, dënimin me vdekje të Havzi Nelës, e firmosi “në emër të popullit”, thua ta ketë harruar?!