Frika nga protesta e opozitës, Rama tenton të ndalojë qytetarët nga rrethet

355
Sigal

Protesta e thirrur sot nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar  ka krijuar panik në radhët e qeverisë. Qytetarët nga rrethet po pengohen në mënyrë të qëllimshme nga policia që të bëhen pjesë e tubimit në orën 16:30.

Makina me protestues që duan të jenë në shesh në Tiranë nuk po lejohen të vijojnë udhëtimin, pa u dhënë asnjë argument.

Punonjës të policisë që kanë marrë urdhra politikë kanë vendosur gjoba dhe kanë kërcënuar qytetarët. Gjithashtu edhe televizionet nuk po lejohen që të filmojnë incidentet.

Pavarësisht masave të qeverisë, qytetarët po këmbëngulin se nuk do të kthehen pas. Sjellja e policisë dhe provokimet e ulëta me urdhër politik vetëm sa shtojnë reagimin dhe vendosmërinë për të ardhur më shumë në kryeqytet.