Halimi: “Rama është i papërgjegjshëm, i çoroditur”

550
Sigal

Ministri Eduard Halimi, kandidat për deputet për qarkun e Durrësit lëshoi akuza mbi Ramën për bllokimin e ligjeve dhe mosvotimin e amnistisë fiskale për biznesin.“Këto zgjedhje janë mes dy alternativave, ajo e Sali Berishës për të ecur përpara dhe asaj të çoroditurit Edi Rama. Ai është kundër integrimit, si la deputetët asnjëherë të votonin për zhvillimin e  vendit.  Edhe sot i tha jo aministisë fiskale të propozuar nga Kryeministri. Ai i thotë po gjithmonë rritjes së taksave, të njëjtën gjë bënte edhe kur ishte Kryetar bashkie, i rriste taksat pa pushim dhe kur s’kishte çfarë të rriste më, shpikte taksa të reja. Ai është një rritës serial i taksave dhe vrasës serial i vendeve të punës. Qytetarët shqiptarë nuk ja harrojnë dëmin e madh që i bëri vendit me mosmarrjen e statusit, tani që dëmi është i pa riparueshëm lëshoi sot deputetët e tij që i mbante si skllevër. Ai ka alternativën e dështimeve, grevave të urisë dhe bojkoteve. Dështimin e ka të shkruar në ballë.  Ne nuk do kthehemi mbrapa, por do vazhdojmë përpara me Partinë Demokratike”, u shpreh Halimi.

Miratimi i 3 ligjeve

Ministri, Halimi u shpreh për miratimin e 3 ligjeve. “U miratuan tre ligjet e rëndësishme që mbajtën pezull dhe për turpin e bllokuesve penguan marrjen e statusit kandidat të vendit tonë. Miratimi në pak minuta i ligjeve të integrimit tregoi se gjithçka ishte e mundur shumë kohë më parë dhe kjo vonesë i detyrohet cinizmit politik të opozitës, e cila çfarë nuk sajoi për të bllokuar shqiptarët. Ku shkuan sajesat?! Vendi ynë nuk e ka luksin të jetë me vonesë. Përgjigjen për dëmet e shkaktuara nga mosmarrja e statusit, opozitës do t’ja japin votuesit në 23 Qershor, kur do e lënë  në pakicë”.