Grusht shteti: Shqiptarë dhe ndërkombëtarë alarmohuni

242

Prof. Dr. Ana Leka

Rama kontrollon pushtetin lokal, legjislativin, KQZ, policine. Rama me veglen e tij Dvorani, kërkon të kapë me veprime mafioze Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria i vetmi vend në botë pa Gjykatë të Lart, Rama dhe “Rilindja” kanë  kapur  pushtetin e tretë KLP,  KLGJ dhe ILD dhe atë që njihet si pushteti i katërt: Media.

Komisioni i Venecias  dhe dy pengesat e planit të Ramës: Presidenti dhe Kushtetuta.

Si mundet një vend në kushtet e një grushti shteti të hyjë në BE, kur  pavarësia, liria, demokracia, drejtësia, janë themelet e BE-së ?  A munden një vend i ndodhur në situatën e një grushti shteti të hyjë në BE?!

Grusht shteti në zemër të Evropës. Grusht shteti në një vend që aspiron të anëtarësohet në BE. Shqiptarë dhe ndërkombëtarë alarmohuni. Cilido që mendon se grushti i shtetit arrihet përmes mjeteve klasike të dhunës, juntës ushtarake, zaptimit me forcë të institucioneve, gabohet. Grushti i shtetit, në kohët e sotme dhe në Shqipërinë e sotme po kryhet pa zhurmë, në mënyrën më të ëmbël por helmuese: liberalizimin e shoqërisë teksa kapen dhe uzurpohen të gjitha institucionet e shtetit, e sidomos drejtësia.

Si është kapur totalisht shteti shqiptar nga Rilindja?

Shteti është i ndërtuar mbi parimin e “check and balance” (kontroll dhe balancë) që do të  thotë  pushteti: Ekzekutiv, Legjislativ dhe Drejtësia,  kontrollojnë dhe balancojnë njëra-tjetrën me qëllimin për të mos lejuar tiraninë apo sundimin e shumicës. Aktualisht të treja këto pushtete janë  tashmë  të  kapura dhe nuk ka aspak kontroll dhe balancë por vetëm pushtet, dhe me pushtet nënkuptojmë kontroll të plotë mbi cdo institucion, aspekt të jetës dhe zhvillimit të vendit, dhe mbi të drejtat e qytetarit, në  duart e një personi të vetëm. Në duart e kryeministrit Rama. Sot Edi Rama kontrollon ekzekutivin, pra qeverinë, përmes zgjedhjeve të fituara në bashkëpunim me krimin e organizuar, sic dëshmojnë dosjet 184 dhe 339, dhe me paratë e kanabisit, e cila sipas raportimeve të vazhdueshme nga mediat vendase dhe ndërkombëtare arriti në vlerën 5 miliardë euro në vit, sa gjysma e PBB-së së vendit, ( Këtë  të  dhënë  mund ta verifikoni nga denoncimi i bërë nga media e njohur britanike BBC me datë 1 dhjetor 2016, nga gazetarja Linda Pressly.)

 Rama kontrollon pushtetin lokal

Rama kontrollon 61 bashkitë dhe 100% të këshillave bashkiakë në mbarë vendin. Decentralizimi nuk funksionon. Autonomia e pushtetit vendor nuk funksionon. Të punësuarve në pushtetin qendror i shtohen edhe ata të pushtetit lokal duke krijuar një kontigjent të madh votash për PS-në.

Rama kontrollon edhe legjislativin 

Parlamenti ka aktualisht 122 deputetë nga 140 të përcaktuar nga Kushtetuta. Jo vetëm kjo e bën parlamentin ilegjitim, por përmes tij Rama kontrollon të gjita votat duke e përdorur këtë mjet për të kaluar ligjet në favour të tij. Dhe ashtu sic kemi parë gjatë vitit të fundit, parlamenti me votat e kamikazëve të Ramës ka kapërcyer cdo imagjinatë përmes ligjeve absurde dhe në dëm të demokracisë.

Rama kontrollon edhe KQZ 

Votimet e 30 qershorit dëshmuan se anëtarët rilindas të KQZ marrin drejtëpërdrejë urdhëra nga kryeministri duke nxjerrë vendime pa miratimin e kreut të KQZ, Klement Zguri. Si rrejdhojë cdo debat apo cështje zgjedhore trajtohet në favor të Rilindjes.

Rama kontrollon policine

Policia e Shtetit, nga një organ ligjzbatues në mbrojtje të qytetarit është shndërruar në një mjet të frikshëm dhe shkelës të drejtave të shqiptarëve. Tashmë Policia e Shtetit ka të drejtë të përgjojë dhe kontrollojë cdo qyetar të thjeshtë dhe sekuestrojë asetet e tyre pa lejen e prokurisë. Sot Policia e Shtetit kryen rolin e prokurorisë, gjykatës, dhe ekzekutuesit. Përmes ligjit Anti-KÇK, kreu i SPAK, prokuroria dhe gjykatat janë nën kontrollin e Ministrit të Brendshëm. Një ligj ky anti-kushtetues që ndër të tjera zhvlerëson institucionet e reja të drejtësisë.

 

Rama me veglen e tij Dvorani, kërkon të kapë me veprime mafioze Gjykatën Kushtetuese

Përmes Ardian Dvoranit, kreut të KED, Rama po siguron edhe kapjen e Gjykatës Kushtetuese.  Historia e Ardian Dvoranit është dëshmia më e gjallë e përpjekjes mafioze për të kapur drejtësinë.  Ardian Dvorani u caktua Kryetar i KED sikurse edhe anëtar i Gjykatës së Lartë prej 16 vitesh, ndonëse  Kushtetuta  parashikon mandat 9 vjeҁar, dhe Gjykata Kushtetuese ka shpallur me vendim anti-kushtetutshmërinë e vazhdimit të mandatit të tij Ai u konfirmua në detyrë, ndonëse kishte harruar të deklaronte një shumë parash prej 85 mijë euro ose 110 milion lekë  të cilat kishte “harruar ti deklaronte”.  Dvorani diktoi përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese përmes së cilës Rama të ketë kontroll të plotë të shtetit, dhe për kontrolluar gjithçka:

Për të bërë çfarë të dojë e pa asnjë pengesë me Kushtetutën e vendit, duke e ndryshuar dhe përshtatur atë sipas qejfit.

-Për të legjitimuar PPP-të dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Për të prishur Teatrin Kombëtar e për të marrëçdo iniciativë tjetër personale e korruptive që mund ta ndalojë Kushtetuta.

Për të bërë marrëveshje me Vuçiç apo kë t’i dojë ëndja.

Mbi të gjitha për t’i shpëtuar burgut kur të mos jetë më Kryeministër.

Shqipëria i vetmi vend në botë pa Gjykatë të Lart

Vendi ynë është pa një Gjykatë të Lartë funksionale, por Gjykata e Lartë është në fakt ekzistuese. Ajo ka një anëtar. Ai është sërish Dvorani kamikazi i Edi Ramës.

Rama dhe “Rilindja” kanë  kapur KLP

Rama tashmë ka arritur të kapë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në të cilin ka caktuar si kryetar, Gent Ibrahimin, i zgjedhur si pjesë e këtij organi në konflikt të pastër interesi dhe në kundërshtim me kërkesat e ligjit.Gent Ibrahimi është kunat (burri i motrës) i deputetes së Kuvendit të Shqipërisë Mimi Koledheli e cila ka qenë ish-Ministre e Mbrojtjes në Kabinetin qeveritar Rama 1 dhe aktualisht Kryetare e Komisionit të Jashtëm në Kuvend. Gjatë procesit të përzgjedhjes, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Kuvendit se Gent Ibrahimi, nuk  përmbushte kushtin e vjetërsisë në punë si pedagog i Shkollës së Magjistraturës por ky rekomandim i ONM nuk u pranua  nga Kuvendi dhe Gent Ibrahimi u zgjodh anëtar i KLP. Çdo gjë sipas planit.

 

Rama ka kapur pushteti i tretë edhe KLGJ dhe ILD

Naureda Llagami Kryetare e KLGJ-së është mike e ngushtë me Klodilta Ferhati deputete e Partisë Socialiste anëtare e Komisionit të Ligjeve në Kuvend. Ajo njihet si mike e Ajola Xoxa, bashkëshortja e  Veliajt, Kryetarit të Bashkisë Tiranë.Ai ka kapur edhe Inspektorin e Lartë  të  Drejtësisë, Artur Metanin, ish Drejtor i Legjislacionit në Kryeministri. Artur Metani është vëllai i deputetes aktuale të Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni, ish-Ministre e Kabinetit Rama 1.

Prej dy vitesh vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë funksionale, ndërkohë dosje të nxehta priten të shqyrtohen në Gjykatën Kushtetuese ndërsa 35,000 dosje të qytetarëve të  thjeshtë  gjenden pa u shqyrtuar në Gjykatën e Lartë. Për këto të fundit duhen 30 vjet të shqyrtohen. Qytetarët  që presin drejtësinë ndoshta nuk do jenë gjallë kur cështja e tyre të shqyrtohet. Kjo është  katastrofike. Dhe ky kaos i ka shërbyer më së miri Ramës ndaj edhe i ka mbajtur peng këto dy gjykata. Kjo  është Reforma në Drejtësi. Një drejtësi e kapur totalisht nga Rama. Pra edhe pushteti i tretë i kapur nga ai.

Vijmë tek ai që njihet si pushteti i katërt: Media.

Përmes ligjit Anti-shpifje Rama tenton të censurojë fjalën e lirë, median e pavarur, të penalizojë cdo zë kritik, cdo analist, cdo portal dhe të fshehë çdo denoncim korrputiv ndaj tij dhe ministrave të qeverisë. Duke kontrolluar edhe AMA-n, ai imiton mësuesin e tij në Turqi, Erdoganin, i cili mbylli youtube dhe ëikipedia, dhe kështu bën të mundur që kanali i tij ERTV bëhet i vetmi burim informacioni për mediat e tjera, fakt që u përmend me shqetësim edhe nga raporti i OSBE/ODIHR mbi votimet e 30 qershorit 2019.

Dy pengesat e planit të Ramës: Presidenti dhe Kushtetuta

Por Rama nuk mjaftohet ende. Ai po has një pengesë në misionin e tij për ta bërë të plotë Grushtin e Shtetit. Pengesa e tij është i vetmi institucion i pavarur që po ia përplas në fytyrë Ramës Kushtetutën e vendit sa herë ai ndërmerr nisma ligjore anti-kushtetuese, ky është Institucioni i Presidentit të Republikës i cili ia kthyer mbi 20 ligje mazhorancës gjatë dy viteve të fundit pasi ishin tërësisht në shkelje të Kushtetutës. Këtë pengesë për misionin e tij për të kapur Republikën, Rama po tenton ta heqë përmes shkarkimit duke përdorur Komisionin e Venecias si alibi. Por Venecia ia bëri të qartë se argumentat kundër Presidentit nuk përbëjnë arsye për shkarkim ndaj edhe Rama e çoi sërish Ilir Metën në Venecia për çështjen e dekretimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. I frikësuar se edhe Venecia do i bëhej pengesë, vetëm pak orë përpara ardhjes në Tiranë të reporterëve të Komisionit, Rama miratoi ligjin për të cilin i kishte kërkuar mendim Venecias. Ky ligj mundëson që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, organit më të lartë të drejtësisë dhe kushtetutshmërisë së vendit, ta bëjnë betimin jo sipas Kushtetutës tek Presidenti i Republikës por me korrespondencë. Një ligj sa qesharak aq edhe tragjik për vendin.


Si mundet një vend në kushtet e një grushti shteti të hyjë në BE, kur  pavarësia, liria, demokracia, drejtësia, janë themelet e BE-së ?

U bë kohë tashmë që Rilindja propagandon për hapjen e negociatave me BE-në, por që me ardhjen e saj në pushtet, kushtet sa vijnë e shtohen ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Rama akuzon Presidentin e Francës, njësoj si në kohën e diktaturës kur perëndimi ishte imperialist dhe i keq. Ai akuzon BE-në se ka probleme të brendshme. Ai akuzon këdo përveç vetes së tij. Por a mund të hyjë Shqipëria në BE me një shtet të kapur, pa institucione të pavarura, me pushtetin në duart e një individi? Por Rama harron se pavarësia, liria, demokracia, drejtësia, janë themelet e BE-së.

 A munden një vend i ndodhur në situatën e një grushti shteti të hyjë në BE?

Shqiptarë dhe ndërkombëtarë alarmohuni. Diktatura është rikthyer në Shqipëri. Ajo është e veshur me atlete të bardha dhe me çitjena. Ajo të bën për të qeshur në pamje por në realitet ajo ka kapur shtetin dhe Republikën, po mban peng të ardhmene shqiptarëve, dhe po e shpopullon vendin dita-ditës.  Ndaj është koha për Alarm. Shqipëria po jep shpirt