Grupimi qytetar i bën apel Gjykatës Kushtetuese për paanësi për çështjen e Teatrit

233
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Grupimi qytetar “Ne jemi Teatri”, përmes një letre të hapur, i bëri thirrje të mërkurën anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të jenë paanshëm në gjykimin e çështjes së lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Sot Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë vendimet e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gjykata do të vendosë mbi dy paditë e kryera nga Presidenti Meta, për shfuqizimin e ligjit special të Teatrit dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë. Aktivistët theksojnë se qytetarët, prej 3 vjetësh, presin drejtësi “që për ne do të thotë: shpallje si jo kushtetues të ligjit special dhe të VKM-së, dënim të fajtorëve për shembjen e teatrit dhe rindërtim të Teatrit Kombëtar aty ku ishte, siç ishte”.