Grida Duma publikon fotot: Ja si detyrohen mësueset të shkojnë në takimet elektorale të Erjon Veliajt

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-Deputetja e PD-së, Grida Duma ka treguar një manipulim tjetër të qeverisë “Rilindas”, ku me anë të disa fotove që ajo shpërndan tregohen mësuese të cilat nën presion detyrohen që të ndjekin fushatat elektorale të Partisë Socialiste.

 

Sigal

Postimi i saj i plotë:

Mësuese, gra e nëna, nën presion nga Erion Veliaj!
Në foto mësuese që i mbledhin për fushata në zyrat elektorale të PS, sepse kështu ka urdhëruar, në kundërshtim të çdo ligji, drejtuesi i fushatës të PS, Erion Veliaj! KQZ duhet ta shohë me prioritet këtë rast. Gjobitja më aq para sa i bën një pulovër Erion Veliajt, nuk është një zgjidhje reale për dinjitetin e marrë zvarrë të mësuesve në zonën e Kavajës.
Mësuesit, që duhet të jenë frymëzimi i dijes dhe lirisë njerëzore, janë vetë të dhunuar nga kërcënimi i rishfaqjes së demonëve të së keqes. Ja kështu përcillet e keqja! Si mund të edukosh, kur vetë dhunohesh e keqpërdoresh?!
Në Synej, në zyrat e Partisë Socialiste, drejtoresha e zyrës arsimore, drejtoresha e shkollës, kanë sjellë mësueset me siguri me detyrim, dhe zhvillojnë mbledhje partie. Portretet e mësueseve të ngjallin keqardhje, një “qeshje” e ngrirë prej zori që jep shfaqjen e detyrimit me të cilin i kanë sjellë.
Kjo mbledhje celulë e fshehtë, është prova e fushatës së pushtetit të ikur.
Keqardhje për mësueset, që në fakt duhet të bëjmë gjithçka t’i nderojmë dhe jo keqpërdorim.
Keqardhje e madhe që pamjen e nënës dhe edukueses shoh në këto foto sikletin dhe ngërçin.
Por, përpos keqardhjes, duhet të jetë e qartë që kushdo, nga drejtuesit, qofshin të vegjël a të mëdhenj, që i detyrojnë dhe i keqpërdorin vartësit, në cilëndo shkallë të hierarkisë, do të mbajë përgjegjësi të plotë deri në fund.
Në foto shihni Drejtoreshën e Zyrës Arsimore Kavajë – Xhuliana Beu, Drejtoresha e shkollës në Synej, Lirie Çaça.
Mësueset në vijim, për vërtetësi fakti i shënojmë vetëm inicialet sepse nuk meritojnë të përmenden ndërsa janë nën darën e dhunës; (M.M, D.V, I.C, E.M, L.L, I.Xh.)
Në 25 Prill Shqipëria Fiton!
Fiton e njerëzishmja, mësuesi jo vetëm do të paguhet më tepër, por do të jetë edukues i njeriut të lirë!