‘Grevën e organizova unë’- IRIQI bisedon me Belinda Ballukun

286
Sigal

Iriqi:- Çdo gjë ok në Rinas?

Balluku:- Ok ka qenë përherë.

Iriqi:- Po a pati një grevë?

Balluku:- Grevën e organizova unë. Më duhej se po buçiste media për Beketin. Thirra kontrollorët e u thashë braktisni punën. Ata nuk pranuan. Atëherë ua ula rrogat. Prapë nuk donin. U detyrova të përhap lajmin se do shkurtoja stafin. Kaq u desh. U bënë bashkë. Ama Rama më përgëzoi.

Iriqi:- Çfarë të tha?

Balluku:- Je shtrigë e paparë. Kështu më quan. Më dha dhe shpërblim.

Iriqi:- Çfarë?

Balluku:- Katër tendera rrugësh t’ia jap kujt të dua.

Iriqi:- Po SPAK-u?

Balluku:- Hahahahaha.

Iriqi:- Si do dalin votimet e 25 prillit?

Balluku:- Keq po duket. Po më mirë të humbasim se kemi plot punë përpara.

Iriqi:- Çfarë punësh?

Balluku:- Do numërojmë fitimet. Na janë mbushur dhomat me euro. Duhen kaluar nëpër duar. Nuk thoshte kot i moçmi, lekët dhe po i gjete, numëroji.

Iriqi:- Kjo parti të pushkatoi gjyshin. Si punon për të?

Balluku:- Ku po punoj për të!? Punoj për vete. Aq e kam mjelë sa qeveria e Lulit do thyejë kokën te arka bosh. Ia kam inatin atyre që më vranë gjyshin. Ndaj dhe palcën do ua pi.

Iriqi:- Po Rama, lekë do numërojë pas 25 prillit?

Balluku:- Ai është me fat. Ia numëron Linda çdo darkë. Dhe i flet me atlete.

Iriqi:- Si me atlete?

Balluku:- Rama s’ka haber për asgjë. Ndaj kur vjedh një milion euro, Linda i thotë: “T’i gëzosh një palë atlete”. Kur vjedh dy milionë, t’i gëzosh dy palë atlete, e uron. Deri tani ka bërë nja dy mijë palë. Kaq shumë sa dhe ADIDAS është bërë xheloz.

Iriqi:- Po ai thotë, jam Baba i popullit.

Balluku:- Ai s’është Baba. Është ALI BABA.