Granit Shahu: Kryeprokurori i paracaktuar, ankesë në gjykatë

1450
Duke përmbushur kriteret e ligjit si magjistrat dhe me 15 vjet përvoje pune si prokuror, Granit Shahu, ishte njeri nga të shtatët që kaloi pragun e Komisionit të Ligjeve për seancën dëgjimore për t’u paraqitur . Nuk e ka mërzitur humbja, se sa argumenti i Komisionit të Ligjeve që e skualifikoi fillimisht për lidhje me Sigurimin e Shtetit, kohë në të cilin Prokurori ka qenë i mitur. “Relatori ku është shprehur në raportin përfundimtar referon për Autoritetin e Dosjeve në lidhje me emrin tim, dua të sqaroj gjithë opinionin se autoriteti i dosjeve ka objekt të vet punën e ish-Sigurimit të Shtetit para viteve ’90 e përpara. Kohë në të cilën unë kam qenë a s’kam qenë 16 vjeç”, tha Granit Shahu. Por në raportin përfundimtar për skualifikimin e prokurorit hiqet ky përcaktim dhe lihet një tjetër që flet për punën e prokurorit dhe për pasuritë e tij. Por prokurori thotë se ky vlerësim është atribut i komisionit të vetingut. “Një ndër pikat që unë do desha të kontestoja është ajo ku thuhet se aty shprehet, se nuk kam integritet profesional. Dua të bëj me dije se për integritetin tim profesional ka një grup pune që përbëhet nga anëtarë të Komisionit të Vetingut dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët do të hedhin shortin për të tërhequr dosje, të cilat unë kam hetuar. Ky short nuk është hedhur për mua, është hedhur vetëm për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, tha Shahu për TCH. Sipas tij, ky konkluzion nuk bazohet fare në gjendjen faktike. “Kam marrë pjesë në një garë që siç është theksuar edhe nga anëtarët e komisionit apo edhe juristë për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm pa iu bërë Vetingu ndërkohë që vihem përballë një fakti, që mua është bërë një veting 24-orësh”, shprehet prokurori Granit Shahu. Duke paralajmëruar se tashmë do t’i drejtohet gjykatës, prokurori Shahu hedh dyshimin, se emri për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm ishte i paracaktuar. “Definicionet në lidhje me emrin tim në këtë raport nuk janë mbështetësit në gjendjen faktike dhe në dokumentet që unë kam dorëzuar, madje mendoj se kjo garë ka një emër të parapërcaktuar se kush do jetë Prokuror i Përgjithshëm”, deklaroi prokurori Granit Shahu.
Sigal