Godet ish-ambasadorja/ ‘Hashim Thaçi i bie në gjunjë Trumpit për interesat e tij personale’

589
Sigal

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka kritikuar ashpër deklaratat e Presidentit Hashim Thaçi, për rolin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në raport me Kosovën.

Sipas saj, këto deklarata të presidentit janë servilizëm i pastër dhe po bëhen për interesat e tij personale.

“Deklaratat e Thacit per rolin e Trumpit dhe SHBA-se jane servilizem i paster per interesat e tij personale. Madje eshte skandaloze. Per 20 vjet u ndertua shteti dhe u shpall pavaresia!” ka shkruar Lama në rrjetin social Facebook, raporton Syri.net Kosova.

Image

Ky reagim i ish-ambasadores, vjen pak pasi presidenti Thaçi, e falenderoi presidentin Trump, për vëmendjen që ai ia ka kthyer shtetit të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Thaçi e përmend edhe të dërguarin special të presidentit amerikan Trump, Richard Grenell.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, kishte shkruar Thaçi.