Përfundon mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Balluku”.
Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë në seancë për shqyrtim ankimin e bërë nga Këshilli i Ministrave.
Gjyqtarët votuan 5 me 3 në favor të kalimit të rastit për shqyrtim.
Çështja u ankimua nga Qeveria, pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.





















