Gjonaj në Kuvend: Ja kush përfiton nga amnistia

691
Sigal

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj foli në parlament për kriteret lehtësuese për të përfituar amnistinë, ku po diskutohet pr ligji për këtë gjë.

Ministrja tha se gratë dhe të miturit do të kenë kritere më lehtësuse se burrat.

“Gratë dhe të miturit që kanë kryer vepra penale të rënda do përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Ripërsëritësit e veprave penale, nuk përfitojnë burrat

“Të gjitha gratë dhe të miturit që janë dënuar me më pak se 3 vjet ose shërbim prove, ose ajo që u kanë mbetur më pak se 3 vjet nga dënimi i tyre mund të përfitojnë amnistinë. Për burrat, do amnistohen të gjithë burrat që u kanë mbetur edhe 2 vite nga dënimi”

Referuar moshës, Gjonaj tha: femrat që janë 50 vjec dhe për burrat 60 vjec si dhe ata që kanë qënë nën 18 kur kanë kryer krimin përfitojnë lehtësi.