“Gjoba e Becchetti-t, sa dyfishi i buxhetit për fermerët në 8 vite”, Vojo Bregu: Autokracia është armik i drejtpërdrejtë i zhvillimit

164
Sigal

Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu thotë se gjoba e Becchetti-t është thuajse sa dyfishi i buxhetit për fermerët në 8 vite.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Tiranës shprehet se kjo e tregon qartë që egoja e dyshes Rama-Veliaj është më e rëndësishme se puna e fermerit.

Gjithashtu, thotë Vojo Bregu, kjo vërteton teorinë se autokracia është armik i drejtpërdrejtë i zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies.

“Gjoba e Becchetti-t është thuajse sa dyfishi i buxhetit për fermerët në 8 vite. Kjo e tregon qartë që egoja e dyshes Rama-Veliaj është më e rëndësishme se puna e fermerit. Gjithashtu vërteton teorinë se autokracia është armik i drejtpërdrejtë i zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Tiranës, Vojo Bregu.