GJKKO shtyn seancën për ‘Partizanin’/ Gjokutaj i përgjigjet Dumanit: Edhe kur i rrëzohet kërkesa, duket sikur ia miratojnë!

67
Sigal

Ka përfunduar me shtyrje, seanca paraprake për dosjen “Partizani”, ku mbrojtja e Jamarbër Malltezit arriti të lexonte, gjysmën e parashtrimeve mbi kundërshtimin e akuzave të SPAK.

Seanës u shty për më 31 janar në orën 09:00, ndërsa pas gjyqit avokati Genc Gjokutaj komentoi qëndrimin e kreut të SPAK Altin Dumani në një takim me gazetarët se Kushtetuesja aprovoi si të ligjshme kërkesat e Prokurorisë së Posaçme mbi masat e sigurisë ndaj Berishës e Malltezit.

‘Është relatuar gjysma e argumeneteve. Është një material e që s’munmd ta përmbledh shumë lehtë.  Reminishenca e afërmendshit, nuk ikën nga koka. Edhe kur i rrëzohet kërkesa, duket sikur ia miratojnë. Këta janë çështjet e Kushtetueses, kur nuk bëhet kuorumi, për efekt ligji quhet e rrëzuar. Por Z.Dumani është prokuror e gjuhën e gjykëtës e ka afërmend, pavarësisht se gjykatat vendosin atë që do Dumani’.

Gjokutaj iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve mbi nxjerrjen e disa fakteve nga Berisha ku implikon Taulant Ballën, për të cilat avokati i liderit të opozitës tha se SPAK nuk ka bërë asnjë veprim dhe se në këtë mënyrë nuk përbëjnë sekret hetimor.

‘Ka atribuar disa info që ka. Po të jenë objekt hetimi do kishim procedime e arrestime. Sa kohë që SPAK i ka ato letra që janë, letra e prova që nuk i heton e s’vepron, që mund të përbëjnë prova, ato mbeten në kuadrin e letrave e nuk përbëjnë prova për t’u dekonspiruar’. 

Dosja Partizani ndodhet në fazën paraprake, ku SPAK kërkon kalimin në gjykim të saj.