Gjermania: Serbia të sqarojë rrethanat, BE është union paqeje me fqinjët

31
Sigal

Dje në Tiranë u zhvillua takimi I ministrave të Jashtëm të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor pjesë e procesit të Berlinit, nën drejtimin e ministres së Jashtme të Gjermanisë Baerbock dhe komisionerit për zgjerimin Varhelyi dhe kryeministrit të Malit të Zi Abazoviç. Reagimet e përfaqsuesit special të BE Lajçak, ministrave të Jashtëm të Shqipërisë e Kosovës, Hasani e Gërvalla, si dhe turpi i radhës së diplomacisë serbe me foton e përbashkët

  • Turpi i radhës i diplomacisë serbe në ministerialin e Tiranës

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç nuk pranon t’i bashkohet fotos së përbashkët në Ministerialin e Tiranës

Në takimin që u mbajt në Tiranë, fillimi i ministerialit të Ministrave të Jashtëm të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nisi me incident. Kjo pasi Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic refuzoi foton familjare në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të vendeve që janë pjesë e procesit të Berlinit. Pak pas nisjes së Ministerialit, pala gjermane i kërkoi takim bileteral me delegacionin serb të kryesuar nga Ministri i Jashtëm Ivica Dacic. Takimi është ndërprerë për pak minuta në mënyrë që dy ministrat e Jashtëm t’i bashkoheshin fotos familjare të Ministerialit me të gjithë të pranishmit. Mirëpo nëse Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, iu bashkua fotos zyrtare të Ministerialit, Ivica Dacic nuk e bëri një gjë të tillë. Ai qëndroi në pritje që të rikthehej homologia gjermane Baerbock në takimin bilateral. Kryediplomatja gjermane menjeherë pas realizimit të fotos familjare është rikthyer në takimin bilateral me Ivica Dacic, takim i cili ka vijuar edhe gjatë kohës që delegacionet e tjera nisën sesionin e dytë të Ministerialit. Takimi bilateral Gjermani-Serbi në këtë Ministerial erdhi fill pas deklaratave në nisje të sesionit të parë nga kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock se konflikti Kosovë-Serbi është potencial kërcenimi për Procesin e Berlinit.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Serbia të sqarojë rrethanat, BE është union paqeje me fqinjët, ndryshe rruga bllokohet

Ndërsa këtë të premte ndodhej në Tiranë në kuadër të takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinti, Annalene Baerbock Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, e dënoi sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës dhe kërkoi nga Serbia të çojë përpara procesin hetimor dhe të sqarojë rrethanat e ngjarjeve të 24 shtatorit dhe dhunimin e ushtarëve të KFOR. Kryediplomatja gjermane tha se shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë është një sinjal se Perëndimi qëndron vigjilentë dhe kërkon një stabilitet afatgjatë. Ajo theksoi se Serbia duhet të jetojë në paqe me fqinjët ose do të bllokohet rruga drejt BE-së. “BE është një union paqeje, ndaj çështja e sigurisë me fqinjët është një prej çështjeve më kryesore për secilin prej vendeve të këtij rajoni. Do ishte në interesin absolut të secilit prej këtyre vendeve të jetojnë në paqe me fqinjët, përndryshe rruga drejt BE-së do të ishte e bllokuar dhe e penguar. Dhe për këtë pikë folëm në mënyrë intensiev. Serbia të jetojë në paqe me fqinjët ose rruga drejt BE do të bllokohet” – tha ajo. “Duhet të shmangim njëherë e mirë shkëndijat e vjetra të zjarrit dhe vatrat e konfliktit. Provokimet e palës serbe përmes rritjes së trupave ushtarake në kufirin me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën. Për këtë biseduam gjatë këtij takimi. Kjo vjen pas një sulmi tinëzar ndal policisë së Kosovës prej një bande terroriste të armatosur deri në dhëmbë. Presim nga Serbia të çojë përpara proceset hetimore të ngjarjeve të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave ashtu sikundër dhe për ngjarjet e majit për dhunën ndaj KFOR. Përmes ritjes së trupave të NATO ne japim një mesazh shumë të qartë që qëndrojmë vigjilentë dhe kontribuojmë në terma afatgjatë për stabilitet dhe të ardhmen e rajonit e kemi përzemër. Por çelësi i zgjidhjes është në Beograd dhe Prishtinë”– tha Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë Annalene Baerbock.

Komisioneri për Zgjerim i BE, Varhelyi: Autorët e sulmit në Kosovë të çohen para drejtësisë

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, i kërkoi Serbisë që autorët e sulmit terrorist të 24 shatorit në Kosovë, të dalin përpara drejtësisë. Deklarata e fortë u bë gjatë konferencës për shtyp nga Tirana, të premten ndërsa kishte përfunduar ministeriali i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Komisioneri Varheleyi bëri thirrje për rikthimin e palëve në dialog. Ai tha se “qëndrimi i Bashkimit Evropian është i qartë, se palët duhet të vijojnë dialogun dhe të implementojnë marrrëveshjet e firmosura në Ohër”. Komisioneri për zgjerimin tha: “Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje”- tha Varhelyi.

Tensionet Kosovë – Serbi, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Paqja arrihet mes njohjes reciproke të dy vendeve

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani tha të premten se Shqipëria pret nga Kosova kryerjen e një hetimi serioz për grupin kriminal terrorisit që hapi zjarr mbi Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë. Deklarata e Ministrit të Jashtëm Hasani erdhi pas përfundmit të ministerialit tëtë ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Përëndimor dhe BE. Hasani tha se në situatën e tensionuar mes dy vendeve, rruga drejt paqes, është dialogu mes Kosovës e Serbisë. Dhe kjo arrihet përmes njohjes reciproke mes dy vendeve, anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe trajtimit të drejtë të pakicave bazuar në Kushtetutën e Kosovës. “Ka ndodhur një sulm terrorist kriminal në veri të Kosovës që kushdo që do mbante te detyrën time do reagonte në të njëjtën mënyrë. Qëndrimi ynë ndaj procesit të dialogut të normalizimit, mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni të plotë me atë të BE-së e SHBA-së. Ne kemi kërkuar zyrtarisht në instancat më të larta të komunitetit euro-atlantik se formati i këtij dialogu duhet ngritur në nivelin e një konference normalizimi me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në tryezën e diskutimeve. Presim që Serbia të nisë hetim serioz për grupin kriminal terrorist, potencialisht të përfshirë në konfliktin e armatosur. Por sidomos në situatën e tanishme, dialogu Kosovë-Serbi, është rruga e vetme drejt paqes. Njohja reciproke mes dy vendeve, anëtarësimi I Kosovës në Kombet e bashkuara dhe trajtimin e drejtë të pakicave bazuar në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, u shpreh ministri Hasani.

Sulmi në Kosovë, Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç: Ndërkombëtarët s’mund të lajnë duart, të marrin përgjegjësi

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha të premten nga Tirana se ajo që ndodhi në veri të Kosovës ishte e papranueshme. Abazoviç tha se Mali i Zi përkrah qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe shtoi se cilido që ka krijuar atë lloj konflikti, vrasjen e njerëzve, duhet të përgjigjet. “Unë mendoj se hetimi që do të realizohet do të tregojë të vërtetën. Ishte fare e papranueshme kjo që ka ndodhur në Veriun e Kosovës. Mali i Zi përkrah qëndrimet e BE-së dhe NATO-s. Kushdo që ka krijuar atë lloj konflikti, atë lloj vrasjen e njerëzve, duhet të përgjigjet. Unë e pres hetimin dhe nga autoritetet e Kosovës dhe nga autoritetet e Serbisë dhe nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët nuk mund të lajnë duart para kësaj pune sepse ka pasur shumë paralajmërime nga ana e Kosovës se atje gjenden njerëz të rrezikshëm. Pra, dhe ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet. Mali i Zi e ka njohur Kosovën në kufijtë dhe për ne nuk ekzistojnë vende të cilat janë ekstraterritoriale. Dakord jemi me praninë e KFOR-it, por dihet cilët janë kufijtë e shteteve në Ballkanin Perëndimor”. I pyetur nga media mbi autorët e sulmit në Kosovë, Abazoviç tha se nacionalizmi në trevat e Ballkanit është krijuar prej kriminelëve. “Ata që merren me trafik, kontrabandë. Lufta kundër grupeve kriminale në të gjithë Ballkanin do të sjellë begati dhe ulje të tensioneve në çdo vend të rajonit. Këta njerëz që kanë marrë pjesë në këtë akt mendoj se duhet të ballafaqohen me një dënim shumë të rëndë”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

 

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Gërvalla: Pa ndëshkimin e Serbisë, nuk ka negociata! Nuk na duhet dialog sa për foto

Nga Tirana ku ndodhej për Ministerialin e Ministrave të jashtëm të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha të premten në një deklaratë për mediat nga Tirana se sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës është një mesazh i dhënë nga Serbia që e sheh veten një mini Rusi në rajon. Ministrja e jashtme e Kosovës tha se Kosova e ka të pamundur të vijojë negociatat me Serbinë nëse kjo e fundit nuk ndëshkohet nga ndërkombëtarët për agresionin në Kosovë. “Prioritet kryesor i Kosovës këto ditë është siguria. Duhet të sigurohemi që armatimi i gjetur është shumica, ai armatim ishte i mjaftueshëm për 400 persona. Zgjidhja me Serbinë duhet të jetë përmes dialogut, por e shoh të pamundur vazhdimi e negociate nëse Serbia nuk dënohet për agresionin ndaj Kosovës. Nuk kemi nevojë për tryeza dialogu vetëm për të bërë foto apo shkëmbyer ide”, tha Donika Gërvalla.

Lajçak: Në Ballkanin Perëndimor situata aspak e mirë, frikë nga ringjallja e ‘fantazmave të së kaluarës’

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ishte në Forumin e 2BS në Budva të Kroacisë tha të premten se rajoni i Ballkanit Perëndimor “nuk po duket aspak mirë dhe të gjithë kanë frikë se mund të ringjallen fantazmat e së kaluarës”. Lajçak tha se situata mes Serbisë dhe Kosovës është përkeqësuar pas konfliktit në veri të Kosovës më 24 shtator dhe se kjo është “sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për këto dy vende. Fatkeqësisht, pas asaj ngjarjeje situata është e tmerrshme. Tani më e rëndësishmja është vërtetimi i fakteve dhe nxjerrja e konkluzioneve dhe pasojave. Nga njëra anë, duhet të punohet për normalizim dhe dialog, por nga ana tjetër kemi përshkallëzim”, tha të premten  përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak.