Gerta Meta – Shoqata për Kulturë Demokratike: Mbështesim angazhimin dhe thirrjet e Presidentit të Republikës

256
Sigal

Gerta Meta – Shoqata për Kulturë Demokratike: Mbështesim angazhimin dhe thirrjet e Presidentit të Republikës drejtuar partive politike që të mos e atakojnë procesin zgjedhor dhe të mos sillen si gjyqtarë. KQZ duhet të përmbushë detyrimet ligjore larg presionit të politikës. Prokuroria duhet të hetojë çdo indicie për prekjen e votës. Policia duhet të veprojë ndaj çdo tentative për korrupsion zgjedhor. Partitë duhet të lejohen të garojnë në mënyrë të ndershme dhe demokratike, mbështetur mbi programe politike, që për fat të keq nuk po i shohim.