Presidenti: Me “cironkat” e dosjes së Dibrës dhe Shijakut nuk trembet asnjë nga ata që kanë ndërmend të venë dorë mbi zgjedhjet

202
Sigal

Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të garantojnë një proces zgjedhor të rregull dhe mos prekje të votës.
Në takimin me shoqërinë civile, Meta u shpreh se vota duhet të jetë e shenjtë dhe e barabartë.
“Çështja e zgjedhjeve është tashmë një çështje e të gjithë shoqërisë, sepse prej saj varet edhe integrimi i Shqipërisë. Vota duhet të jetë njëherë e përgjithmonë e shenjtë dhe e barabartë. Ne do t’i mbështesim të gjitha institucionet të bëjnë detyrën në këtë drejtim, përfshi edhe SPAK-un. Por me “cironkat” e dosjes së Dibrës dhe Shijakut nuk trembet asnjë nga ata që kanë ndërmend të venë dorë mbi procesin zgjedhor”,- tha kreu i shtetit.
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile për zgjedhjet, se qytetarët duhet të votojnë kandidatët që kanë më shumë vlera qytetare.
“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të votojnë në listën e kandidatëve për deputet, personat më me vlera qytetare, më me integritet dhe më të përkushtuar ndaj komunitetit, që ata besojnë, për t’ju dhënë një mesazh në këtë mënyrë edhe kryetarëve të forcave politike”,- deklaroi kreu i shtetit.