Gerta Meta: E rëndësishme cilësia e kandidatëve

245
Sigal

Të zhduken fenomene që kanë ndodhur më herët, rëndësi cilësia e kandidatëve

Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.Gerta Meta theksoi se duhet që të zhduken fenomene të rënda që kanë ndodhur më herët, duke shtuar se ka rëndësi të madhe cilësia e kandidatëve.“GJK duhej të shprehej qartë për zgjedhjet e pjesshme lokale. Në zgjedhjet e 6 marsit duhet të zhduken fenomene të rënda që kanë ndodhur më herët. Duhet që resurset e qeverisë të mos vihen në dispozicion të partisë që është në pushtet. E rëndësishme është cila do të jetë cilësia e kandidatëve. Për këta kandidatë duhet që të ketë një shqyrtim edhe në raport me qytetarët. Kjo fushatë zgjedhore do jetë shumë e shkurtër e do të dallojë nga fushatat normale në zgjedhje. Urojmë që këtë herë të ketë një proces zgjedhor transparent dhe sa më pak të diskutueshëm. Uroj që këta gjashtë bashki të mbajnë zgjedhje të rregullta. Premtimet e kandidatëve natyrisht që duhet që të shikohen e nëse ata do të mund të realizohen dot. Ka shumë sfida rrugës”, u shpreh Gerta Meta.