Gert Bogdani: 21 Qershori do jetë ndërshkimi me votë i keqqeverisjes së Rilindjes

444
Deputeti i PD-së Gert Bogdani në intervistën për gazetën “Telegraf” shpreh bindjen se qytetarët në 21 qershor do të ndërshkojnë keqqeverisjen e Rilindjes, sepse në këto 2 vjet rrit 8 % papunësinë, shtoi mjerimin, vrau shpresën e njerëzve për të nesërmen. Zoti Bogdani, duke bërë dallimin midis Dr. Kosovës e Veliajt, shprehet, se Dr. Kosova është një personalitet që është i respektuar për punën e tij nga qytetarët, ndërsa Veliaj, është një i ri i plakur në mentalitet. Sipas zotit Bogdani, ky është edhe halli i kryeministrit Rama, që shan Dr. Kosovën, kur, ndërkohë, si kryebashkiak, vetë Rama e vlerësoi si një nga personalitetet më të ndritura të Tiranës
-Zoti Bogdani, Sipas jush, çfarë produkti politik presin shqiptarët nga këto zgjedhje të 21 qershorit?
– Besoj presin ndryshimin, një ndryshim të rëndësishëm, duke i dhënë një mësim me votë kësaj keqqeverisje në këto dy vitet e fundit. Shqiptarët presin një ndëshkim të keq qeverisjes dhe vështirsive të jetës dhe ekonomisë që janë rritur këto dy vite nga ajo flluskë e madhe me të cilën janë mashtruar para dy vitesh, që e majta dhe maxhoranca e sotme e quajti Rilindje. Besoj se qytetarët do të kenë mundësi që me votën e tyre, t’i thonë kryeministrit ndal në këtë rrugëtim që po ecën, sigurisht është një rrugëtim i gabuar, është një rrugëtim që po i rrënon më shumë familjet shqiptare çdo ditë, po i ndërshkon më shumë padrejtësit çdo ditë, dhe po e çon Shqipërinë në një qorrsokak. Ndaj, për këto dhe të tjera arësye, më 21 qershor presim një fitore të kandidatëve të PD-së, sepse ne afrojmë një alternativë më të mirë për vetqeverisjen vendore , ku në fokus është qytetari dhe aspak pushtetari. 
– A u reflektua nga partitë politike apeli që bënë ndërkombëtarët, që kandidatët për kryebashkiakë e anëtarë të këshillave bashkiakë të mos jenë të inkriminuar?
– Procesi i dekriminalizimit të politikës dhe të administratës është më i fikur sot për sot për Shqipërinë, sepse njerëz që kanë një begraud kriminal, qoftë ne trafik droge, qoftë në trafikun e njerëzve, janë njerëz që nuk e vrasin mendjen për qytetarin, por prioritet kanë pasurimin personal të tyre. Dekriminalizimi ka qenë kryefjala e PD-së, ka qenë arësyeja kryesore për bojkotin që i bëmë parlamentit 6 muaj, gjë që u finalizua me nënshkrimin e Rezolutës nga të gjitha palët parlamentare në 26 dhjetor 2014. Pra ishte hapi i parë i shprehjes së vullnetit të PD-së, nuk ishte thjesht në fjalë, por me vota në parlament. Fatkeqësisht, duke u nisur edhe nga deklaratat e aleatëve tanë dhe faktorit ndërkombëtar në Shqipëri, kjo maxhorancë nuk ndërmori asgjë që të konkretizonte zbatimin e Rezolutës për dekriminalizimin, dhe nuk e ka treguar vullnetin për t’u vetpastruar në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Fatkeqësisht, edhe për zgjedhjet e 21 qershorit, kjo maxhorancë ka kandiduar disa emra, të cilët faktori ndërkombëtarë u ka kërkuar të mos i kandidojë, shqiptarët e dinë, që PD-ja i ka denoncuar tashmë, me fakte dhe dokumentacion konkretë. Besoj, se qytetarët në 21 qershor do të dinë të zgjedhin, do të dinë të bëjnë diferencën. 
– Ju si e shpjegoni që shumë aleatë të PD-së, kësaj here iu bashkuan aleancës së Majtë?
– Kjo ka të bëjë me integritetin personal të gjithësecilit, me mangësinë e një emacipimi e culture demokratike. Ka nga ato parti, që votbesimin për në parlament e morën nga elektorati i Djathtë, por që sot janë në koalicionin e Majtë, të cilat kanë bërë pilureta politike, që asgjë nuk i lidh me të Majtën. Duke qënë se këto parti, pikësëpari “tradhëtojnë” dhe shesin votbesimin e elektoratit të tyre, do të dështojnë, se nuk janë tashmë të besueshme as te elektorati i Majtë. Elektorati nuk mund të pranojë këto vendime të lidershipit partiak, që kërcen politikisht në koalicione të tjera, sepse elektorati e kupton që këto kapërcime janë akrobatllëqe të interesave të lidershipit dhe jo se shprehin interesat e votbesuesve. Ka partit ë tilla, që bëhen ashenser i politikës, duke lëvizur sa andej e këtej, si një letër që shtyhet nga erërat. Dhe, së fundi, koalicioni kaq i gjerë, i sforcuar i së Majtës, lëshimet, pazaret që ka bërë Rama, tregon veçse frikën që ai ka nga një ndërshkim i votës së shqiptarëve për keqqeverisjen e tij. 
– Me sfondin e eksodit të shqiptarëve nëpër Europë, ku shprehet hapur zhgënjimi që kanë ata nga politikat qeverisëse, se s’mund të ndryshojnë për të mirë, jetesën e tyre në Shqipëri, me çfarë motivi duhet të votojnë shqiptarët në 21 qershor?
– Shqiptarët kësaj here kanë një motiv më të madh, pikërisht të atij zhgënjimi që pësuan nga keqqeverisja “Rama”. Me votën e vet, shqiptarët duhet t’i tregojnë Ramës që është në drejtimin e gabuar për shqiptarët e Shqipërinë. Keqqeverisja e Ramës i ka degdisur shqiptarët në rrugën e eksordit. Është vala e dytë e një eksordi kaq të madh të shqiptarëve, pas atij të 1991-it, që kërkojnë azil ekonomik, për të mbijetuar nga varfëria ekstreme. Shqiptarët ikin nga Shqipëria, se u ka vdekur shpresa e një dite më të mirë nga kjo qeverisje e Rilindjes. Gjëja më e mallkuar që ka bërë kjo qeverisje e Rilindjes, është se ka vrarë shpresën e të gjithë shqiptarëve, pa përjashtim, se do t’u afrojë nesër një punë, një ndihmë e përkrahje ekonomike. Fakti që sot, ministra e ish ministra guxojnë që të tallen edhe publikisht me shqiptarët, të cilët thonë se sot shqiptarët jetojnë më mirë se 2 vjet më parë, ndaj shqiptarët ikin në Europë, kjo tregon arrogancën e pushtetit, tregon edhe qasjen që pushtetarët e sotëm kanë ndaj popullit. Ndaj kauza e çdo shqiptari, të majtë e të djathtë, në 21 qershor do të jetë ndërshkimi me votë i kësaj maxhorance për këto padrejtësi shoqërore e sociale ndaj qytetarëve, të cilët të pashpresë, marrin arratinë e shpëtimit në eksodin nëpër Europë. 
– Të të shumtën e herëve, fushata elektorale bëhet duke akuzuar kundërshtarin politik, dhe pak është fokusimi i programeve reale që u afrohet elektoratit. Kjo përse ndodh?
– Kjo ndodh rëndomtë ata kandidatë, të cilët nuk kanë asgjë për t’u afruar zgjedhësve të vet. Po të shikoni fushatën e Tiranës, duke qënë se unë, si deputet i Qarkut të Tiranës, jam i angazhuar tërësisht, ka një diferencë shumë të madhe. Kandidati i Rilindjes për kryebashkiakun e Tiranës (Erion Veliaj), thotë që do të bëjë një fushatë pozitive, ndërkohë, që shan nga i pari tek i fundit në çdo takim me elektoratin. Sillet kështu, sepse nuk ka tjetër se çfatë të japë me punën e vet, sepse duke qënë deri tani ministër i Mirëqënies Sociale, është ky përgjegjësi politik i drejtpërdrejtë për rritjen e papunësisë në Shqipëri. Në dy vitet e fundit papunësia në Shqipëri është rritur 8 %, nga këta 34 % janë të rinj. 20.000 familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike padrejtësisht, duke u thënë këtyre njerëzve në nevojë: Ti e ke një këmbë, prandaj duhet të dalësh nga skema e ndihmës ekonomike. Kanë hequr njerëz nga ndihmesa ekonomike, sepse u kanë thënë: E ke një divan, e ke një frigorifer në shtëpi, ndërkohë që ai nuk ka asgjë tjetër. Ky kandidat i Rilindjes shpeshherë është akuzuar për korrupsion, për rritjen e mirëqënies personale, me paratë e taksapaguesve, ndaj ky kandidat do merret vetëm me kundërshtarin, duke u përpjekur ta denigrojë. Ndërkohë, Dr. Kosova, siç e shikoni përditë, është marrë vetëm me problematikën e qytetarëve dhe gjatë gjithë ditëve, do të merret me zgjidhjet e halleve të qytetarëve të Tiranës. Në asnjë moment, Dr. Kosova nuk është marrë me kundërshtarin politik, sepse nuk ka kohë të humbë. Dhe njerëz të tillë u duhen qytetarëve, sepse u japin shpresën e zgjidhjes së halleve. 
– Të shumta janë herët, ku kryeministri Rama ka sulmuar personalisht kandidatin e së Djathtës për bashkinë e Tiranës, jo për programin e tij elektoral. Ju si e shpjegoni këtë?
– Akuzat e Ramës ndaj Dr. Kosovës kanë qënë për çështjet e moshës, sepse nuk ka se çfarë gjë tjetër t’i thotë. Vitet e moshës të kandidatit Halimi janë të mbartura me eksperiencë. Njerëz të rinj e njerëz të vjetër ndahen në mentalitet. Ndryshimi këtu është shumë thelbësor. Dr. Halimi është politikan me moshë të vjetër, por me metalitet e vision politik të ri, ndërkohë, që kandidati rival është me moshë më të re, por fatkeqësisht, i plakur në metalitet. Por, më shumë se kaq, pikërisht këto akuza të kryeministrit Rama ndaj kandidatit të PD-së për bashkinë e Tiranës, tregojnë qartazi edhe panikun e humbjes që e ka kapur kryeministrin, tregon gjendjen e hallit të tij, se nuk ka asgjë tjetër se çfarë t’u afrojë qytetarëve, jo vetëm në Tiranë, por edhe në gjithë Shqipërinë. Premtime e tij elektorale në 2013 u çfrynë si tullumbace, e këto akuza janë bubullima që nuk sjellin shi, por rrufe, që vrasin ata zgjedhës, që gjejnë strehë, nën pemët e shkretuara. Kryeministri gjithashtu, dëfton edhe mungesë respekti për çdo moshë, tregon qasjen e tij reale ndaj qytetarit, jo si kryeministër, por si shpifës e mallkues. Mos harroni edhe kontrastin e vetë Ramës, kur kohë më parë, si kryebashkiak që ishte, Dr. Kosovën e ka vlerësuar si personalitet i Tiranës. Halli i Ramës, është se e ka kuptuar ai vetë që nuk ka alternativë më të mirë për Tiranës sesa Dr. Halim Kosova, duke e vlerësuar nga eksperienca e punës së tij, nga integriteti, nga aftësitë e tij menaxhuese, si edhe nga njerëzillëku dhe humanizmi që e karakterizon si mjek.
Sigal