Genc Pollo: Zbulohen kushtet e Merkelit për Edi Ramën nga ministri i saj në 17 nëntor.

559
Sigal

Ministri Federal i Bujqësisë në qeverinë Merkel zoti Christian Schmidt deklaron ne Televizionin publik gjerman ARD pas vizitës në Tiranë në 17 nëntor 2016. Teksti i ARD: Schmidt: “Vendet importuese të kanabisit janë ato të Bashkimit Evropian; domethënë problemi vjen direkt tek ne. Këtë problem duhet ta luftojmë së bashku. Prodhimi e tregtia e drogës nuk na duhet në BE.”  Ministri i Bujqësisë ishte në një farë mënyre emisari i kancelares Angela Merkel në Tiranë për të përgatitur vizitën e shefit të qeverisë Edi Rama në Berlin ditën e hënë. Mesazhi kryesor i tij ishte, se çelja e negociatave për anëtarësimin në BE mbeten të lidhura me kushte.  Schmidt: “Komisioni Evropian ka shënuar disa përparime në Shqipëri por ka dhe gjëra që duhet të sqarohen si gjendja e korrupsionit. Ne kemi edhe shqetësimin e përgjithshëm të rreziqeve nga jashtë Evropës….”