Gazmend Bardhi -Ramës: Mos shpik “armiq”, je e keqja më e madhe e vendit

423
Sigal

Partia Demokratike është futur në “mes” në debatin mes Presidentit dhe Kryeministrit lidhur me hapjen e negociatave.

Pas letrës që kreu i shtetit i dërgoi Komisionerit për Zgjerim, ku kërkohej që të analizohej më mirë qeverisja e Edi Ramës, Kryeministri u shpreh se Presidenti po lobon për të mos çelur negociatat.

Përsa i përket këtij debate, Partia Demokratike është shprehur se Rama duhet të mos “shpik armiq”, por të lexojë pushtetet e BE të cilat po shtohen çdo ditë.

Gazmend Bardhi ka publikuar një artikull të Deutche Welle, ku këshilltari i CDU/CSU Hans Joachim Falenski shprehet se ka gjasa që të shtohen dhe dy kushte për Shqipërinë nga Bundetagu.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Sa shpik “armiq” të rinj, të brendshëm e të jashtëm, Edi Rama bën mirë të lexojë kushtet e partnerëve europianë që shtohen çdo herë, për shkak të keqqeverisjes së tij.  Nga 9, kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian mund të bëhen 10 apo 11. Me Edi Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë.

Vendet anëtare të Bashkimit  Europian nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër. Ata duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar. Pushteti i tij i ka rrënjët tek krimi dhe jo tek vota e lirë, prandaj  Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit, është imazhi më i keq i Shqipërisë në Europë. Shqipërisë i duhet ndryshimi për të bërë Shqipërinë si Europa!