Gazetari holandez: Ja pse parlamenti ynë kërkoi vizat

430
Sigal

Gazetari holandez, Vincent Triest, i cili punon për mediat e huaja në Shqipëri tregon arsyet që, sipas tij, janë të vërteta për vendimin e Parlamentit kundër shqiptarëve. Pak ditë më parë Parlamenti i Holandës, votoi një mocion për kthimin e vizave për shqiptarët ku shumica e anëtarëve votuan pro. Por në Shqipëri ku lajm u prit ndryshe nga kahet politike, pasi opozita e quante një shuplakë kundër qeverisë, e maxhoranca si një vendim që buronte nga racizmi. Gazetari holandez, Vincent Triest, i cili punon për mediat e huaja në Shqipëri tregon arsyet që, sipas tij, janë të vërteta për vendimin e Parlamentit kundër shqiptarëve. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se propozimi dhe votimi është bërë nga 3 prej 4 partive që qeverisin sot Holandën. POSTIMI I GAZETARIT: Debati i vizave dhe abuzimi me faktet në Shqipëri: “Një nga abuzimet e shumta qe po dëgjoj për vizat dhe Holandën, është që kemi të bëjmë me një “propozim nga Partia raciste e Geert Wilders”. Në fakt mocioni në parlament nuk është bërë nga anëtarët e partisë së ekstremistit Wilders. Por nga 4 partitë kryesore (Demokristianët, Partia Socialiste, Unioni Kristian dhe Liberalët). Pra kemi të bëjmë me një propozim të 3 nga 4 partitë e qeverisë. Një tjetër fakt që nuk kemi të bëjmë me ekstremizëm, është se atë ditë u hodh poshtë propozimi që do të bllokonte liberalizimin e vizave për Kosovën. Për Shqipërinë 105 deputetë ngritën dorën, ndërsa për Kosovën 48. Kjo për shkak se, ndryshe nga Shqipëria, për Kosovën nuk u dha alarmi nga policia dhe prokuroria holandeze”.