Gazetari finlandez: Një perlë kulturore u zhduk sot nga Edi Rama dhe socialistët

284
Sigal

Lajmi i shembjes së Teatrit Kombëtare në Shqipëri ka indinjuar jo vetëm qytetarët shqiptarë, por dhe personalitete dhe gazetarë në gjithë botën.

Patrick Holmström gazetar finlandez shkruan në Twitter “qeveria e Partisë Socialiste shkatërroi një perlë kulturore”.

Charles Haviland, një gazetar i njohur i BBC, shkruan në Twitter se në Shqipëri u shemb një teatër me arkitekturë moderne, i ndërtuar nga Italia gjatë viteve ’30. Ai citon reagimin e Europa Nostra duke u shpreh se “sot është një ditë e keqe për kulturën dhe demokracinë në Shqipëri”.