Gazetari Artan Hoxha, deklaroi se zv/kryeministrja Belinda Balluku mund të përballet me një tjetër aferë korruptive, e lidhur me anijet termocentral të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në Vlorë. Ai kujtoi se në promovimin e ardhjes së këtyre anijeve ka qenë e pranishme edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri e asaj kohe, Yuri Kim e cila pas largimit nga detyra është punësuar në kompaninë që solli “Tigrat”.






















