Gazeta Telegraf/ Zgjedhja e presidentit, Meta: Nuk komentoj gara të pashpallura

477
Sigal

Kryetari Kuvendit, Ilir
Meta deklaroi të dielën nga Korça se “e vetmja garë që unë marrë pjesë është
ajo e kryetarit të LSI-së”, ndërsa lidhur me çështjen e zgjedhjes së
Presidentit ai u shpreh se “nuk komenton gara të pashpallura”. Meta zhvilloi të
dielën një takim me tregtarët në Korçë, në ditën e parë të eksportit të mollës
në Kosovë. “Molla është një produkt tejet i rëndësishëm për të gjithë fermerët
e Korçës e jo vetëm, pasi ky është një produkt mjaft i rëndësishëm dhe për
prodhuesit e saj në të gjithë vendin. Veç vizionit, që ka paraqitur Ministri
Panariti për rritjen e prodhimit dhe mbështetjes për dhomat magazinuese e
frigoferike për ruajtjen e konservimit të këtij prodhimi, një objektiv mjaft i
rëndësishëm është gjetja e tregjeve të reja. Përpjekje të mëdha po bëhen për
tregun e Egjiptit. Ky treg vjen me çmim mjaft të leverdisshëm. Ky është një
prioritet mjaft i rëndësishëm”, tha Kreu i Kuvendit. Lidhur me reformën në
drejtësi, Meta tha se nuk do lodhem duke kërkuar konsensusin. “Shoh që rruga po
shkon mjaft mirë dhe palët janë duke gjetur gjuhën e përbashkët, uroj që kjo të
ndodh sa më shpejtë. Unë kam kërkuar dhe kërkoj konsensusin”, tha Meta. “E
ardhmja e Shqipërisë është turizmi dhe bujqësia e jo Cannabisi. Politika duhet
të marrë një vendim e nuk duhet t’i shmanget, dhe jo vetëm politika por dhe
partnerët ndërkombëtarë, që janë të interesuar për të ardhmen e vendit, si një
vend kandidat për BE”, tha në përfundim ai.