Sigal

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari i bashkohet protestës së banorëve të Unaza e Re. Banorët prej disa ditësh kundërshtojnë projektin e qeverisë për prishjen e banesave të tyre.

Braimllari tha se qeveria e ka për detyrë të gjejë zgjidhje për banorët.

“Kryeministri të mos bëj dëgjesë me partinë  e tij por të vijë të dëgjojë banorët që po i merr gjënë më të shtrenjtë. Kryeministri të vijë të përballet me banorët e ti lërë dëgjesat fasadë dhe show-n politikë. Banorët duan zgjidhje”,- tha Braimllari.