Gazeta në Beograd dhe Athinë/ Rilindja e Ramës financon mediat greke dhe serbe që të bëjnë lajm në Tiranë kundër Presidentit Ilir Metës

234
Sigal

‘Rilindja’ e Ramës financon mediat greke dhe serbe kundër Presidentit Ilir Meta

Kush janë oligarkët që paguajnë të huajt për të bërë propagandë kundër Shqipërisë

‘Rilindja’ po hedh shumë euro për fushatë, para që po dalin nga grupet kriminale dhe oligarkë pranë kryeministrit. Kështu së fundmi, disa media greke të financuara nga Tirana, si dhe pjesë e lojës Kyriakos Mitsotakis me Edi Ramën për kufirin detar shqiptar, ku pazari i tradhëtisë së Edi Ramës është bllokuar nga qëndrimet e presidentit Meta, si dhe nga shoqëria civile në Shqipëri; pra këto media po sulmojnë familjen e kreut të shtetit shqiptar. Gjithçka është në shërbim të pazarit  Rama-Mitsotakis, ku pala shqiptare ia ka falur 12 milje det shqiptar, Greqisë. Edi Rama për të mos u akuzuar si dhe duke e ditur se nuk ia firmos kreu i Shtetit marrëveshjen për Detin, ku dihet se dilte e fituar Athina zyrtare për shkak të tradhëtisë kombëtare nga Qeveria e Tiranës, ka pranuar që kjo të zgjidhet në Gjykatën e Hagës. Dihet nga të gjithë se pala shqiptare e ka shitur detin dhe kastile ka pranuar dërgimin e saj në Hagë, sepse atje Athina, pothuaj e ka fituar gjyqin akoma pa nisur, pasi ka ekspertë dhe miq në këtë gjykatë. Edhe Rusia u shpreh se ky det shqiptar i takon Greqisë! Pra qëndresa e Presidentit shqiptar në mbrojtje  të sovranitetit dhe territorit të shtetit shqiptar po sulmohet në mënyra të tjera nga lobi grek në Tiranë, si dhe media e shtetit fqinjë. Edhe eurot nga ‘Rilindja’, por edhe urdhërat grekë në Athinë po jepen për të sulmuar Kreun e Shtetit Shqiptar. Sulmi i televizionit  ‘MEGA’ është në këtë linjë. Më pas mediat shqiptare në shërbim të oligarkëve fillojnë ripublikimin e lajmeve nga Athina. Po hyjmë nga pak e përditë drejt një fushate edhe më të egër, ku ‘Rilindja’ po hedh miliona euro nga krimi dhe nga xhepat e oligarkëve për të blerë njerëz, media dhe vota që të mbajë pushtetin. Mediat greke para se Kryeministri Rama të binte dakort për 12 miljet e sulmonin si shef i një qeverie të lidhur me drogën. Sapo Rama ra dakort për t’ia dhënë Athinës zyrtare detin shqiptar, Edi Rama konvertohet si hero në Greqi. Natyrisht, se “hero” mbetet për Greqinë kur fal territor shqiptar, grekëve!

Gazeta ‘BLIC’ në Beograd: Shembulli më skandaloz i shkeljes së  ligjit,  Rama kritikon ashpër Metën 

Kryeministri Rama ka një popullaritet shumë të madh në Beograd, aq sa edhe mediat serbe po propagandojnë politikën e Ramës, me po kaq fanatizëm, sa edhe ‘ERTV’. Dhe Beogradi, duke parë se kryeministri Rama ka humbur besimin e shqiptarëve dhe fundi i regjimit të tij mund të vijë në 25 prill, përpiqen, që me propagandë, t’i japin “serum” Ramës, duke sulmuar Presidentin e Republikës Ilir Metën, i cili ka mbajtur një qëndrim kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, por edhe të Çështjes Kombëtare, sidomos ka demaskuar të gjitha prapaskenat, skenarët e Rama-Vuçiç për ndarjen e kufijve të Kosovës. Kështu gazeta kryesore ‘BLIC’ në Beograd shkruan: “Kryeministri shqiptar Edi Rama, kritikoi Presidentin Ilir Meta dhe gruan e tij Monika Kryemadhi, duke thënë se ata ishin shembulli më skandaloz i shkeljes së ligjit. Rama tha se pasi Meta, gruaja e tij dhe të ftuarit e tjerë të festës së ditëlindjes së komikut të njohur shqiptar u gjobitën nga policia për shkelje të dekretit që ndalon mbledhjen e më shumë së 10 personave, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e virusit corona. “Ky është shembulli më skandaloz i shkeljes së ligjit nga presidenti, zonja e parë dhe miqtë e tyre,” tha Rama. “Ata po përgatisin një spektakël të tmerrshëm mosmarrëveshjesh për ne, jo vetëm me ligjin,  por edhe me shëndetin e të tjerëve, nëse ata nuk janë të interesuar tashmë për shëndetin e tyre,” tha Rama. Në Shqipëri është e ndaluar të mblidhen deri në 10 persona dhe është e ndaluar të mbahen dasma, festa dhe funerale për më shumë njerëz. Kjo tregon se sa shumë e duan në Beograd Edi Ramën.