‘Gati për rikthimin në seli’, Berisha: Vota bashkon PD-në! Basha ‘plaçkë tregu’ në fletushkën e Alibeajt

149
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se shumë shpejt do të rikthehet në selinë e Partisë Demokratike.

Duke folur pas mbledhjes asë Grupit të Rithemelimit, Berisha tha se PD do të shndërrohet në forcën politike më të fortë që vendi ka pasur ndonjëherë.

Lidhur me qëndrimin e shprehur të Alibeajt një ditë më parë në emër të Grupit Parlamentar të PD, ku kërkonte mënjanimin e tij nga PD pas dorëheqjes së Bashës, Berisha tha se Basha është një ‘plaçkë tregu’ në fletushkën e Alibeajt.

Berisha shtoi se ka një grup parlamentar të PD dhe jo dy, i cili sipas tij po punon për të normalizuar punën e tij.

Berisha: Siç e dini, zoti Basha është i shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit dhe nga referendumi i 18 dhjetorit, ndaj tani për PD-në kanë votuar për shkarkimin e tij 4446 delegatë, kanë votuar për shkarkimin e tij dhe kjo është e vërteta e padiskutueshme ndaj dhe ne jemi të vendosur për bashkimin e PD-së. Jemi të vendosur për të punuar për bashkimin e PD-së me të gjithë ata besojnë se vota e lirë duhet të bashkojë demokratët dhe mund tu them se ka një mirëkptim të gjerë në këtë drejtim gjatë këtyre ditëve.

Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim, jemi në proces e sipër të gjitha vendimeve që do të merren. PD do të bashkohet, do të shndërrohet në një forcë politike që nuk e  ka pasur Shqipëria ndonjëherë”.

Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale.

Disa qëndrime absurde të Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Gjëja më imediate e deputetëve të PD është që të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do të realiziohet.