Fushatë nga stadiumet, por skuadrat kanë falimentuar dhe askush nuk i përmend…

235
Sigal

Është interesante të shohësh përfaqësues politik që bëjnë fushatë në stadiume, ndërkohë që për ironi të fatit skuadrat ose janë në prag falimenti, ose kanë falimentuar fare, ose nuk kanë hiç skuadër!

Ironike dhe gati deri në cinizëm, të shohësh se si mbushej stadiumi i Kamzës plot me simpatizantë gjatë fushatës, por Kamza nuk ka fare skuadër futbolli dhe kryebashkiaku nuk ka folur asnjëherë për këtë!

Po kaq ironike edhe sot në Gjirokastër ku stadiumi mbushet plot nga Edi Rama, por Luftëtari ka falimentuar dhe sot dergjet në Kategorinë e Tretë me një tjetër emër!

E njëjta pamje edhe në Vlorë, Flamurtari rrezikon të zbresë në Kategorinë e Dytë dhe është një klub i zhytur në borxhe, por ama kur vjen puna për takime partie, padyshim që kjo nuk është problem!

Mjafton që ne stadium të mos flitet për fatet e skuadrës së futbollit, për të tjerat pak rëndësi ka…