Fushata e mashtrimeve për ‘bumin’ turistik/ Vasili demaskon Ramën: Ja si gënjeu dhe në ‘La Stampa’

45
Sigal

Fushata e fuqishme propagandistike e financuar nga qeveria Rama në mediat e huaja jashtë vendit për një gjoja shpërthim të paparë të turizmit në Shqipëri e shoqëruar me intervista për kryeministrin ka ndeshur në kritika dhe përgënjeshtrime si brenda dhe jashtë vendit.

Partia e Lirisë, nënkryetari i saj Petrit Vasili, deklaroi se Rama ka vetëm një parim, që të lëshoje mashtrime sa më të mëdha me shpresën që diçka nga pluhuri i tyre do të mbetet. Ai ka komentuar një shifër të thjeshtë të fushatës propagandistike, që dëshmon se si Rama po mashtron edhe mediat me peshë.

“Ja si e gënjeu Edi Rama, “La Stampa”-n për pasagjerët e aeroportit të Rinasit”, shkroi Vasili sot në Fb mbi rastin e fundit duke e etiketuar Ramën si gënjeshtar serial.  “Në intervisten e tij të gënjeshtrave me gazeten italiane “La Stampa”, Edi Rama nuk zhgënjeu sërish si një gënjeshtar seria, – komentoi Vasili. –  Me gojën plot Rama tha: “Kur fillova (2013), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350,000 kalime në vit. Tani mbi 6.5 milionë”.

Por për fat të keq të gënjeshtarit serial Rama, e vërteta qendron krejt ndryshe. Në vitin 2013, numri i kalimeve nga aeroporti i Tiranës ishin 1.757.342 kalime. Pra mashtrimi i Ramës është gjigantesk me plot pesëfishin.

Ndërsa, 600 mijë kalime ishin realizuar që në vitin 2005 sipas vet web-it të “Tirana Aeroport”. Për të qënë akoma më të saktë, që në vitin 2011 numri rekord i kalimeve kishte arritur në 1.817.043.

Është vërtet mjerim i madh të kesh për kryeministër një gënjeshtar të lodhur dhe të pacipë. Nuk e meriton Shqipëria një gënjeshtar të një niveli mizerabel si ky që gënjen edhe për gjërat më të verifikueshme. Duhet të jesh i marrë të besosh qoftë edhe një shifër të vetme të ketij. Ky ka vetëm një parim, që të lëshoje mashtrime sa më të mëdha me shpresën që diçka nga pluhuri i tyre do të mbesë,” përfundoi nënkryetari i Partisë së Lirisë.

Të dhënat e sjella nga Vasili:

Image