FOTOLAJM/ ‘Prona tek i zoti’

162
Sigal

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, artisti Bujar Kapexhiu e ka përbledhur në një karikaturë shumë domethënëse situatën politike në vend.

‘Prona tek i zoti’ është dixhitura e karikaturës së Kapexhiut që tregon derën e gjykatës, e cila pas shqyrtimit që i ka bërë dosjes me firmat e 4446 delegatëve të PD-së, të mbledhur në Kuvendin e 11 dhjetorit, i ka dorëzuar selinë, logon dhe vulën ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisionit të Rithemelimit.

Ky moment shënon një pikë kthese të rëndësishme për zhvillimet brenda PD-së dhe opozitës, pasi nuk ka më asnjë vend për dyshime apo komente se kujt i takon partia e parë dhe më e madhe opozitare në vend.