Foto/ Xhixho: E befasuar nga mikpritja në Fier, rinia do marrë në dorë fatet e vendit më 25 prill

191
Sigal

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho shprehet e befasuar me mikëpritjen e sotme në Fier të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe kandidatëve për deputet të kësaj partie në qarkun e Fierit.

“Befasues me mikëpritjen e sotme Fieri dhe fierakët e mi të dashur!

Ata që më bënë për vete që në përballjen elektorale të 2017-s, e mbetën të dashur në zemrën time, për dëshirën e madhe për zhvillim, ndryshim, integrim.

E emocionuar teksa pashë aq shumë pjesëmarrje në takimin e sotëm, aq shumë të rinj e të reja, ata që do marrin në dorë fatet e vendit, duke i besuar votën të majtës së vërtetë, LSI-së!”, shprehet Xhixho përmes rrjeteve sociale.