Mjekët dhe infermierët shqiptarë u arratisën në Gjermani, Rama “mburret” me mjekët turq

141
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Fier ku edhe ka nisur procesi i vaksinimit, por ka përfituar për të inspektuar edhe punimet për spitalin Rajonal në Fier, ndërtimi i të cilit po financohet nga qeveria turke.

Rama  theksoi se në spital do të ketë një personel prej 50 vetësh, menaxherë, mjekë e infermierë turq që do të punojnë sëbashku me personelin prej 320 mjekësh, infermierësh e punonjësish shqiptarë të shërbimeve mbështetëse.

‘Në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku progresi i përditshëm është tejet mbresëlënës dhe ku do të kemi, duke nisur nga muaji maj (që të jemi brenda:-), jo vetëm një   spital të ri publik me standardet më të larta, po edhe një qendër transferimi të dijes ku do të zbatohet projekti pilot i autonomisë spitalore, që pastaj do të shtrihet në të gjithë spitalet e Shqipërisë

Një personel prej 50 vetësh, menaxherë, mjek e infermierë turq do të punojnë këtu së bashku me personelin prej 320 mjekësh, infermierësh e punonjësish shqiptarë të shërbimeve mbështetëse.

Ky spital hap fazën përmbyllëse të Reformës sonë në Shëndetësi dhe është pasqyra më kuptimplotë e një transformimi në vazhdim, që deri 7 vjet më parë as e mendonte njeri’- shkruan Rama në Facebook.