FOTO/ Skandal në Kuvend, deputeti i PS-së shtyn me dorë deputeten e PD-së. Replikat

429
Vijojnë përplasjet në Kuvend, ndërsa opozita ka mbajtur të bllokuar për disa minuta foltoren.
Ndërkohë socialistët kanë gjetur edhe zgjidhjen për të vijuar punimet, teksa deputeti Fadil Nasufi po fliste nga vendi dhe jo në foltore.
‘Shko fol në foltore, mos fol nga vendi’, kjo ka qenë ndërhyrja e Dhurata Çupit që ka bërë të irritohen deputetët dhe Nasufi shtyn demokraten.
Nasufi: Ik moj ti, do të pyes ty unë (dhe e ka shtyre me dore_
Kaq ka mjaftuar që situata të ndiqet edhe njëherë. Deputetët e PD-së, i janë afruar Nasufit duke mos e lënë të flasë, kurse ky ka vijuar.
Deputeti i PS-së, Beqja i ka shkuar pas demokrates Çupi, duke i kërkuar ta lërë të qetë socialistin të vazhdojë fjalën.
Ruçi: Deputetet e maxhorancës të ulen nëpër vende, zoti Beqja, ulu në vend. Garda të ndërhyjë të vendoset midis.