FOTO/ Rama i çon Bashës gardistë te selia e PD

525
Sigal

Edi Rama ka dërguar të tjerë gardistë në selinë e PD, me kërkesë të Lulzim Bashës. 

Katër efektivët e gardës duken në foto me Blendi Sulajn, i cili është patronazhisti i PD-së.

I shkarkuari Basha ka disa ditë që i lutet Gardës për roje shtesë, pasi thotë se ndjehet i rrezikuar.

Dhe kërkesave të tij Rama iu është përgjigjur pa u menduar dy herë, duke i ardhur në ndihmë.

Edhe mbrëmjen e kaluar në emisionin Zonë e Lirë, Rama u shpreh se ishte kundër rikthimit të Berishës në drejtimin e PD.