Presidenti Meta takon përfaqësuesin OBSH-së në Tiranë: Nuk ka vend për panik, por zbatoni këshillat e mjekëve!

354
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme, drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzalez dhe kanë diskutuar për masat e marra për situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Meta shprehet se nuk ka vend për panik, por sipas tij secili qytetar duhet të kujdeset maksimalisht.

“Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.

Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!

Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!” -shkruan  Presidenti Meta në Facebook.