Forumi Rajonal Ballkanik, Meta me Gjukanoviç: “Mali” më i lartë i Malit të Zi, njohu menjëherë Kosovën e pavarur

36
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një fotografi me Milo Gjukanoviç, gjatë qëndrimit të tyre në Forumin Rajonal Ballkanik.

Meta shprehet se Gjukanoviç, figurativisht është mali më i lartë i Malit të Zi. Sipas tij, Gjukanoviç ka bërë shumë për shqiptarët dhe se Mali i Zi nën drejtimin e tij njohu menjëherë Kosovën.

“27 vite njohje dhe miqësi që nga takimi i parë në Millocar, pas raundit të parë kur fitoi kundër kandidatit të Millosheviçit për President i Malit të Zi. Që atëherë askush nuk u ndesh me furtuna dhe kërcënime si Ai. Një histori arritjesh madhore për vendin dhe popullin e tij. Mali i Zi i Pavarur, Mali i Zi në NATO dhe nëse nuk do ishte penguar nga faktorët malinjë, Mali i Zi do të ishte anëtarësuar në BE. Mirënjohje për mbrojtjen që u bëri vëllezërvë tanë nga Kosova, në një kohë shumë të vështirë në Malin e Zi, atëherë kur ushtria e kasapit të Ballkanit ishte atje. Mirënjohje për njohjen e shpejtë të Pavarësisë të Kosovës. Malin e Zi e dua shumë se ka një popull fisnik dhe me tradita.