“Foltorja është tërmet”/ Spaho “shkund” kurtizanët e Bashës në Kuvend

253
Sigal

“Foltorja është tërmet”. Kështu është shprehur deputeti i PD-së Edmond Spaho në Kuvend, duke iu përgjigjur zërave të disa socialistëve që e përmenden nismën e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

‘Po, po Foltorja është tërmet. Po e them edhe këtu tek grupi im parlamentar”, ka deklaruar Spaho, duke iu kundërpërgjigjur kështu jo vetëm socialistëve, por edhe deputetëve të PD që vazhdojnë të qëndrojnë pas Lulzim Bashës dhe pse ka shënuar humbje pas humbjeje.