Floida Kërpaçi: Në 25 prill shqiptarët do japin përgjigjen e merituar çdokujt që është tallur me ata

52

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka sjellë në vëmendje shqetësimin e një banori të Tiranës për mungesën e ujit të pijshëm.

Përmes një statusi në “Facebook”, Kërpaçi thekson se në 25 prill shqiptarët do t’i japin përgjigjen e merituar çdokujt që është tallur me ata.

Postim i Kërpaçit në Facebook
Përtej fasadës së propagandës të rilindjes, që tani nuk i beson më askush, është një realitet që jo vetëm i largon përditë shqiptarët nga vendi por iu rrezikon rëndë shëndetin!
Mungesa e ujit është një shqetësim real për çdo banor të Tiranës.
Shqiptaret dijnë të vlerësojnë! Në 25 Prill do i japin përgjigjen e merituar çdokujt që është tallur me ata.
Ta bëjmë Shqipërinë një vend normal dhe të jetueshëm!