Në emër të forumit rinor të LSI, sapo kam firmosur kërkesën e IUSY dhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor drejtuar liderëve të Bashkimit Europian, për të realizuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti.
Integrimi Europian nuk është një slogan propagandistik, por qëndron në ADN e LSI, si një objektiv strategjik i patjetërsueshëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Edhe në 19 Janar 2018, gjatë kohës së një klime politike tepër të polarizuar, kur përballja e opozitës me qeverinë ishtë e tejskajshme në kufijtë e absurdit, LSI do ti dërgonte letër kërkesë Komisionierit të Zgjerimit, z. Johannes Hahn, duke kërkuar hapjen sa më parë të negociatave të Shqipërisë me BE.
Shumë vite janë humbur në dështime të njëpasnjëshme, për shkak të krizave të lidershipit, në nivel lokal dhe atë europian.





















