Floida Kërpaçi: Është koha për të çliruar vendin nga qeveria e bandave!

802
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi me anë të një postimi ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës së ditës së premte me 21 qershor.

Nga Floida Kërpaçi

Të marrë peng nga krimi, është koha për të çliruar vendin nga qeveria e bandave!

Të rraskapitur nën dhunën shtetërore sistematike nga rilindja, populli shqiptar ka sot mundësinë për tu ndarë nga e kaluara.
Përparimi drejt vlerave e standarteve evropiane ka nevojë që të hedhim në koshin e mbeturinave të gjithë ata që frymëzohen nga modeli i liderit suprem të diktaturës ku çdo gjë, përfshirë dhe e drejta e jetës ishte në duart e liderit.

Seria e përgjimeve të publikuara nga Bild-i Gjerman janë fytyra e vërtetë e pushtetarëve të rilindjes, shkaktarë të papunësisë, që mbajnë rrogat e ulëta dhe rrisin taksat që më pas t’ja japin me tendera miqve, që kontrollojnë median dhe shantazhojnë me burg dhe me heqjen e bukës së gojës ata që refuzojnë skllavërimin ndaj “mbretërisë” së tyre.

Ky mentalitet totalitarist na ka bërë të jemi një vrimë e zezë në mes të evropës, vend pa gjykata, pa shtet, pa siguri për pronën e jetën dhe ku kryeministri i ofron popullit vetëm krim, dhunë, varfëri, stres dhe emigrim.

Drejtësia do ndëshkojë shumë shpejt rilindjen, por jeta e rinisë dhe familjeve shqiptare nuk mund të presë!

Ndryshimi vjen nga duart tona. Si evropianë në mes të Evropës, si shqiptarë në shtëpinë tonë ky është momenti të ndërtojmë Shqipërinë si gjithë Evropa!

21 Qershor bashkohemi të gjithë bashkë@Tiranë!