Floida Kërpaçi: Erion Veliajn, nuk e lidh asgjë me hallet e banorëve të Kombinatit dhe Tiranës, përveçse interesit të tij…

223
Sigal

Erion Veliajn, nuk e lidh asgjë me hallet e banorëve të Kombinatit dhe Tiranës, përveçse interesit të tij për tjetërsimin e pronave të banorëve të Kombinatit!

Proçesi i rindërtimit nuk do duhej të përdorej për të shkelur të drejtat e pronësisë që ata gëzojnë.

Vetëm një kryetar bashkie që ka më shumë merak interesat e një grupi të ngushtë oligarkësh sesa hallet e qytetarëve mund te ketë një qasje te tillë refuzuese ndaj kërkesës së thjeshtë që i është parashtruar nga banorët.

LSI ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës të dëgjojë zërin e qytetarëve. Kërkesa e banorëve që rindërtimi të kryhet në të njëjtin vend ku kanë banuar deri më tani(në Kombinat) dhe jo të degdisen në zona të tjera është plotësisht legjitime.

Pse po refuzohet nga Bashkia e Tiranës lidhja e një kontrate që përcakton qartë se çfarë përfitojnë banorët? Kjo është çështja, çdo çirrje tjetër në TV është shfokusim!

25 prill mbetet dita kur qytetarët e Kombinatit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë do të votojnë për ndryshimin që presin: një qeverisje që punon pa llafe dhe nuk grabit e strukur pas propagandës ! #përShqipërinë🇦🇱 #përTiranën