Flet Nasip Naço, njeriu që ka në dorë “fatin” e Tahirit: Nuk besoj që…

629
Deputeti i LSI-së, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço deklaroi se askush nuk duhet të mbrohet nga imuniteti, duke lënë të nënkuptohet se kur të vijë momenti për të votuar do jetë pro heqjes së imunitetit të ish-ministrit.
“Ne nuk duam të mbrohemi pas imunitetit, as zoti Tahiri nuk besoj se do të fshihet pas imunitetit. Unë jam deputet as prokuror dhe as gjykatës, por kam bindje që këta prokurorë nuk kanë interferenca politike. Organi i prokurorisë po punon në mënyrë profesionale. I bëj thirrje grupit të PS që të mos e mbrojë, por t’i hapë rrugë këtij procesi”,- tha ai.
Sigal